Bashkimi i Prizrenit është befasuar të shtunën mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së 14-të të elitës së basketbollit kosovar.
Bashkimi u mposht në “Sezai Surroi” nga Bora me rezultatin 85:83.
Basketbollistët e Bashkimit e fituan çerekun e parë, 20:18. Bora më pas i fitoi tre çerekët e fundit me rezultatet, 22:11, 25:23 dhe 20:19 për fitoren shumë të rëndësishme.
Shaquan Jules ishte më i miri te Bora me 19 pikë dhe gjashtë kërcime. U dallua edhe Alex Hunter i cili kishte 19 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.
Te Bashkimi u veçua Shannon Shorter me 23 pikë dhe katër kërcime.
Bashkimi ka nëntë fitore dhe pesë humbje. Bora numëron gjashtë fitore dhe tetë humbje.