Auto

VW po e zhvillon "bishën" Golfin GTI plotësisht elektrik

Golf GTI EV

Foto: Auto Express

Volkswagen Golf GTI i parë tërësisht elektrik është duke u zhvilluar dhe shefi ekzekutiv i Volkwagenit, Thomas Schafer, premton se do të jetë “veturë bishë”, shkruan “Auto Express”. 

VW do të vazhdojë të përditësojë Golfin deri në fund të dekadës, në të cilën pikë do të arrijë në versionin plotësisht elektrik, bazuar në arkitekturën krejtësisht të re SSP. 

“Jam shumë i kënaqur me progresin”, tha Schafer. 

GTI do të jetë me tërheqje me rrotat e përparme, pavarësisht se versioni i tij më i afërt elektrik – ID.3 GTX -  ka një motor prej 322 kuaj fuqi që vë në lëvizje rrotat e pasme. Është rreth 60 kuaj fuqi më tepër se versioni i sotëm i GTI-së 2.0 litra benzinë turbo. 

Golf R i parë elektrik – që po ashtu po planifikohet – do të ketë kapacitetin të vijë me një tjetër fuqi, me tërheqje që aplikohet në të katër rrotat. 

ID.2 GTI, i shfaqur tashmë në formën e konceptit, do të vendosë standardin për Golfin GTI elektrik të së ardhmes, ka thënë Schafer. 

Puna digjitale në Golf GTI elektrik po merr formë, përpara se makina të kalojë në fazën e prototipit fizik. 

“Ne e dimë se si duket automjeti dhe mund të qëndrojmë virtualisht në të”, tha Schafer.