Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të mërkurën ka paralajmëruar se është duke punuar “në hartimin” e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, ligj ky që ekziston tash e 6 vjet.
Zemaj, përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, ka postuar fotografi të takimit lidhur me këtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me zyrtarët përgjegjës për hartimin e legjislacionit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, biseduam për kompletimin e kuadrit ligjor, si dhe rreth dinamikës për përgatitjen dhe hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore dhe plotësimin me aktet nënligjore të ligjeve përkatëse”, ka shkruar ai në përshkrimin ngjitur me këto fotografi.
Ligji për Sigurimet Shëndetësore ekziston tash e 6 vjet.
Disa nene të tij është dashur të amendamentohen që nga viti 2016.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani nuk kishte arritur ta dërgojë atë në Kuvend, pasi që ishte rrëzuar qeveria, derisa ish-ministri Uran Ismajli nuk ishte marrë me të.