I dënuari për vrasje të dyfishtë, Luz Allaku, të cilit presidenti ia ka falur 3 vjet e gjysmë të dënimit, nga 15 vjet në total sa ishte dënuar, është dëshmitar në procesin hetimor për vdekjen e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Kjo informatë që e ka siguruar gazeta nga një burim që nuk pranoi të identifikohet, konfirmohet edhe nga procesverbalet e hetuesisë lidhur me vdekjen e dyshimtë të aktivistit të LVV-së.
Luz Allaku është intervistuar më datën 10 nëntor të vitit 2016, pesë ditë pas vdekjes së Deharit, shkruan KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsokohe, sipas dëshmisë, Allaku kishte dhomën afër asaj të Deharit. E ka konfirmuar vetë në deklaratën e tij dhënë policisë. “Unë Luzë Allakaj në lidhje me vrasjen e Astrit Deharit deklaroj: Më datë 05.11.2016, në orën 14 kemi dalë në shëtitje dhe në orën 15 jemi kthy në dhoma, që gjendeshin në korridorin e krahut A. Unë gjendesha në dhomë me Gj.K, N.Sh dhe K.G në dhomën A 6”, thuhet në procesverbalet që ka siguruar KOHA.
Allaku ishte ndër të burgosurit e parë që kanë hyrë dhe e kanë parë në dhomë Deharin.
Në dëshminë e tij të shkruar me shkrim dore, ai e ka përshkruar se në çfarë gjendje e kishte gjetur atë.