Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht

Hashim Thaçi

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka bërë kërkesë te Gjykata Speciale për lirim me kusht duke ofruar një mori garancish, përfshirë 50 mijë euro dorëzani. Mbrojtja ka argumentuar se garancitë e ofruara janë të ngjashme me ato që kishin paraqitur edhe bashkë të akuzuarit e Thaçit në rastin e “pengimit të drejtësisë” – Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi – të cilët u liruan me kusht gjatë vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Gjykatës, mbrojtja ka garantuar se Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës, do ta dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Thaçi do të japë një adresë ku do të banojë në Kosovë për kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore dhe do të kërkojë leje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar para çdo ndryshimi të vendbanimit”, thuhet më tej në garancitë e mbrojtje. 

Mbrojtja ka thënë se Thaçi është i gatshëm të japë edhe siguri financiare në shumën prej 50 mijë eurove. 

Gjithashtu, është garantuar se Thaçi nuk do të ketë asnjë lloj komunikimi me të bashkëpandehurit e tij në akuzat për pengim të drejtësisë Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu e Hajredin Kuçi, si dhe nuk do të ketë komunikim me dëshmitarët apo të dyshuarit në rastet e tjera që po i trajton Gjykata Speciale. 

“Thaçi nuk do të diskutojë, përveç me anëtarët e caktuar të ekipit të tij të mbrojtjes, thelbin e çështjes së tij, përfshirë anëtarët e ngushtë të familjes, dhe do të njoftojë këdo që bën pyetje në lidhje me çështjen e tij se ai i nënshtrohet një ndalimi të tillë nga Gjykata”, thuhet në kërkesën e mbrojtjes.

Mbrojtja tutje ka thënë se Thaçi në rast se lirohet me kusht do të përmbahet nga bërja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, e deklarimeve pulbike në media apo rrjetet sociale.

Gjithashtu, një nga garancitë është edhe fakti se Thaçi do t’i nënshtrohej një kontrollimi javor nga Policia e Kosovës.

“Thaçi do të dorëzohet vetë në paraburgim nëse urdhërohet kështu, dhe do të marrë pjesë në çdo seancë dëgjimore të Zyrës së Prokurorit”, thuhet në kërkesën e mbrojtjes. 

Sa i përket akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, seanca përfundimtare ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të mbahet më 16 shtator.

Ndërkohë, në procesin për “pengim të drejtësisë” në maj përfundoi paraqitja e provave nga mbrojtja dhe prokuroria.