Legjenda e Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, ka bërë një parashikim befasues për duelin mes Zvicrës dhe Argjentinës.
Ish-fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 beson se Zvicra mund ta mposhtë kampionen në fuqi dhe ka parashikuar një fitore 2:1 për helvetikët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e vlerëson shumë ekipin zviceran, duke thënë se është një skuadër shumë e bashkuar dhe se lojtarët luajnë si një grup i vetëm.
Sipas tij, forca kryesore e Zvicrës është harmonia në ekip, organizimi dhe puna kolektive, jo vetëm individët.
“Ndoshta për disa mund të jetë befasi, por unë besoj se Zvicra do të fitojë 2:1. Ka shumë pak skuadra që kanë një harmoni të tillë. Sa herë që zbresin në fushë, duken si një ekip i vetëm. Zvicra po bënë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë 41-vjeçari, shkruan të shtunën “Blick”.
Zvicra nga ora 3 e mëngjesit të së dielës do të përballet me Argjentinën në çerekfinale.