Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Noskova shkruan historinë në Wimbledon

Linda Noskova

Linda Noskova është kampionia e re e Wimbledonit në konkurrencën e femrave. 

Tenistja 21-vjeçare triumfoi në finale ndaj Karolina Muchovas me rezultatin 2:1 në sete (6:2, 5:7, 6:3), duke siguruar titullin e Wimbledonit. 

Për herë të parë në histori dy teniste çeke u përballën në një finale të Wimbledonit. 

Noskova e nisi ndeshjen më mirë duke fituar setin e parë, 6:2. 

Por Muchova reagoi duke e fituar setin e dytë, 7:5.

Në setin vendimtar, Noskova tregoi qetësi dhe shfrytëzoi momentet e rëndësishme dhe e fitoi setin e tretë, 6:3. 

Edhe Sinner mposht Gjokoviqin, kalon në finale të Wimbledonit Sporte të tjera 1 d. më parë Sinner mposht Gjokoviqin, kalon në finale të Wimbledonit

Noskova bëhet një nga kampionet më të reja të Wimbledonit në vitet e fundit. 

Për Muchovan, kjo ishte një tjetër finale e madhe pa trofe. 

Tenistja 29-vjeçare nuk arriti ta përmbyste rezultatin, pavarësisht rikthimit të madh në setin e dytë.