Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani ëndërron Barcën, Dortmundi në pritje

Fisnik Asllani

Fisnik Asllani mbetet në listën e lojtarëve që po ndiqen nga afër nga Barcelona.

Mediumi spanjoll “Sport” ka raportuar se paraqitjet e Fisnik Asllanit me Hoffenheimin në edicionin e fundit kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës. Interesimi i gjigantit katalunas ka komplikuar planet e Borussia Dortmundit, që prej kohësh po punon për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit të Kosovës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se Asllani ka vendosur t’i vonojë negociatat me Dortmundin, pasi po pret një mundësi për të kaluar te Barcelona. 

Drejtuesit e Barçës kanë kontaktuar me menaxherin e Asllanit. Dëshira e 23-vjeçarit është që të transferohet në “Camp Nou”. Vendimi përfundimtar do t’i takojë trajnerit të Barçës, Hansi Flick. 

Asllani shihet si zëvendësues ideal i Ferran Torresit që mund të largohet nga Barça për t’u transferuar te Paris Saint-Germaini.