Protesta e së enjtes në Shqipëri është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ku si pasojë janë lënduar dy efektivë policie.
Demonstruesit janë mbledhur para Kuvendit në prag të seancës plenare, duke kërkuar, sikurse edhe në protestat e mëparshme, dorëheqjen e deputetëve dhe të kryeministrit Edi Rama.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, tensionet u përshkallëzuan pasi protestuesit çanë kordonin policor në përpjekje për t’iu afruar objektit të Kuvendit. Për të shpërndarë turmën, Policia përdori ujë dhe sprej me piper.
Protestuesit iu kundërpërgjigjën duke hedhur vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të forcave të rendit. Si pasojë e përplasjeve, dy efektivë policie mbetën të lënduar.
Kjo shënon ditën e 54-t të protestave në Shqipëri. Ato nisën fillimisht si kundërshtim ndaj ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec, por me kalimin e javëve janë shndërruar në protesta me kërkesa politike, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
-
Protestuesit gjuajnë me gurë policët në Shqipëri, nëntë të plagosur e 20 të arrestuar
-
Disa policë të lënduar e 18 protestues të arrestuar në Tiranë
-
Tensione në protestën e Partisë Demokratike në Shqipëri, 25 të arrestuar e 11 policë të lënduar
-
Policia në Shqipëri arreston Dritan Goxhajn
-
20 ditë protesta në Shqipëri – kërkohet dorëheqja e kryeministrit