Në këtë pjesë të kampusit të Universitetit të Prishtinës, të martën do të bëhen gërmime, pasi dyshohet për varrezë masive.
Pasi dëshmitarët kanë treguar se në këtë zonë mund të ketë mbetje mortore, prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, ka urdhëruar nisjen e gërmimeve, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE një ditë para nisjes së gërmimeve, janë bërë përgatitjet teknike.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, thotë se dëshmitarët kanë treguar se gjatë luftës, në orët e mbrëmjes, ka pasur lëvizje të ekskavatorëve në këtë pjesë.
Gërxhaliu nuk i ka komentuar pritjet për rezultatin e gërmimeve.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, thotë se gjatë këtij viti do të bëhen gërmime edhe në disa lokacione të tjera, duke përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.
Kjo nuk është hera e parë që gërmohet rreth Kishës Ortodokse në Prishtinë.
Edhe më 2016 ishin bërë gërmime në tre vende në kampusin universitar, por pa rezultat.
Në Kosovë nuk dihet ende për fatin e më shumë se 1.600 personave të zhdukur.