Hansjoerg Strohmeyer, këshilltar ligjor në kohën kur u vendos administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK, po dëshmon të martën në rastin ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Në seancën gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, Strohmeyer ka deklaruar se nuk e kishte parë Thaçin duke dhënë urdhra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e kam parë Thaçin asnjëherë të këtë dhënë urdhër ndonjë komandanti apo dikujt tjetër”, ka deklaruar Strohmeyer në Dhomat e Specializuara.
Ai ka shtuar se në javët e para kishte parë popullatën civile “që ishte e gatshme për hakmarrje”.
Ai gjithashtu ka shtuar se s’e ka njohur as Veselin.