Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka vizituar ish-presidentin e Kosovës që ndodhet në Hagë, Hashim Thaçin. Pas takimit, në një pronocim të publikuar në rrjetin e saj social Facebook, deklaroi se Thaçin e gjeti në gjendje të mirë dhe se ia përcolli mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje Spiropali ka deklaruar se lufta për liri nuk mund të njolloset e as të përbaltet.
“Lufta për liri nuk mund të njolloset, kjo luftë për ekzistencë nuk mund të përbaltet dhe këto dy proceset duhet të ndahen shumë qartë në mënyrë që e vërteta historike. Drejtësia dhe sakrificat e një populli të tërë të mos shkelen me këmbë. Besim deri në fund dhe jam e bindur që pas dëshmive të dhëna këtu por edhe pas një procesi të rregullt ligjor ne të mund të shohim më në fund drejtësi për luftëtarët por edhe për Kosovën dhe të vërtetën e saj", ka theksuar ajo.