Peter Sorensenit i është zgjatur mandati si emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi edhe për dy vjet.
Vendimi u mor nga Këshilli Evropian të mërkurën. Sorenseni mori këtë detyrë në janar të vitit të shkuar.
Për vazhdimin e mandatit, KOHA pati raportuar edhe në nëntor të vitit të shkuar se vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë dakorduar për zgjatjen e mandatit.
Gjatë vitit të parë të mandatit të Sorensen në postin e të dërguarit të posaçëm për dialog nuk ka pasur fare takime në nivel të lartë, ndërsa takimet në nivel të kryenegociatorëve nuk kanë prodhuar asnjë progres. Ato takime janë shfrytëzuar vetëm për të shkëmbyer akuzat e palëve ndaj njëra-tjetrës, ndërsa BE-ja vetëm ka shprehur pakënaqësi për mungesën e vullnetit të palëve për të kryer obligimet e tyre.