Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata ndërpret dëshminë e Dobrunës

Sokol Dobruna

(Përditësim 12:10) - Gjykata Speciale ka vendosur ta ndërpresë dëshminë e Sokol Dobrunës, pasi palët u pajtuan që deklaratat e tij të mëparshme të pranohen si prova.

VIDEO:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo


Sokol Dobruna, ish-udhëheqës i Shërbimit Juridik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka filluar dëshminë në Dhomat e Sepcializuara të Kosovës në Hagë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dobruna po dëshmon përmes video-lidhjes, e gjithashtu pranë tij është edhe avokati Arianit Koci.

Në shumicën e pyetjeve të prokurorisë Dobruan ka thënë se nuk është në gjendje të përgjigjet për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Edhe pse jam ka harresa shumë keq, nuk po e kuptoj këtë qasje të prokurorit, nuk jam në gjendje të më kujtohen të gjitha”, ka thënë Dobruna.

Dobruna ka refuzuar që të përgjigjet në seancë private. Ai ka thënë se dëshiron që e gjithë dëshmia e tij të jetë publike.

Gjithashtu, Trupi Gjykues po jep pushime më të shpeshta se zakonisht.