Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikatat e RTK-së alarmojnë krizë pagash pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove nga përmbaruesi

rtk-protesta

Shoqata Sindikale e Radio Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e RTK-së kanë shprehur shqetësim për gjendjen financiare të transmetuesit publik, pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove nga përmbaruesi për çështjen e emisionit “Milioneri”.

Sipas reagimit të tyre, ky zhvillim e ka futur RTK-në në një situatë alarmante, duke rrezikuar funksionimin normal të institucionit dhe pagat e qindra punëtorëve.

Sindikatat kanë theksuar se RTK-ja tashmë përballet me mungesë të buxhetit për përmbushjen e obligimeve bazë ndaj programit dhe stafit, ndërsa kjo goditje financiare, sipas tyre, vetëm sa e thellon krizën ekzistuese.

“Në një kohë kur RTK-ja tashmë përballet me një buxhet të pamjaftueshëm për të përmbushur obligimet bazë ndaj programit dhe stafit, kjo goditje financiare e thellon edhe më shumë krizën dhe krijon pasiguri të madhe tek punëtorët”, thuhet në reagim.

Ata i kanë bërë thirrje Bordit të RTK-së që urgjentisht të ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale dhe ligjore për të garantuar stabilitetin financiar të mediumit publik dhe për të mos lejuar rrezikimin e pagave të punëtorëve.

Edhe Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së Arbëri 1 muaj më parë Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së

“Punëtorët e RTK-së nuk duhet të paguajnë çmimin e vendimeve të gabuara menaxheriale apo të problemeve të trashëguara institucionale”, thuhet më tej.

Sindikatat kanë kërkuar gjithashtu transparencë të plotë nga menaxhmenti dhe Bordi i RTK lidhur me hapat që do të ndërmerren për tejkalimin e situatës financiare.