Kuvendi i Kosovës shtyu seancës e së hënës për në orën 13:00, për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se Komisioni për Legjislacion po i interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me ç’rast nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë.
Kundër shtyrjes u shprehën kryetarët e grupeve parlamentare të partive opozitare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk do të marrin pjesë në votim, për shkak se sipas tij, seanca nuk duhet të mbetet peng.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, u shpreh se është qasje e gabuar t’iu kërkohet grupeve parlamentare shtyrjen e seancës.
“Nuk duhet të shtyhet seanca. Duhet të vazhdojmë dhe nuk duhet të ketë ndikim puna e komisioneve, pavarësisht që grupet parlamentare e kërkuan të mos e shtyjnë “, u shpreh deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.