Pas deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, edhe deputetja Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të flasë se çfarë ka diskutuar të martën në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShoshi e PDK-së e ka ftuar kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca, që t’i kërkojë llogari Bislimit “se a po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës”.
Ajo ka thënë se dialogu “nuk është në arkivol, por më i fortë se kurrë”, duke komentuar deklarimet e Konjufcës kur kishte thënë se “dialogu ka vdekur”.
“Informojeni Glaukun që dialogu NUK është në arkivol po më i fortë se kurrë. Si kryetar Kuvendi, mirë është të ftohet Besniku në llogaridhënie se a po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Shoshi në Facebook.