Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shefi i Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqi, përfundon në listën tepricë

Shefi i Prokurimit të Ministrisë së Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi, është hequr nga kjo pozitë, kanë njoftuar burimet e KOHËS të mërkurën.

Sipas informacioneve që posedon KOHA, Krasniqi gjendet në listën tepricë për shkak të fuzionimit të ministrive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KOHA ka tentuar ta kontaktojë Krasniqin, por ai nuk është përgjigjur deri në momentin e raportimit.

Vite më parë, Krasniqi ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës brenda Ministrisë, por më vonë me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHCK), ishte kthyer në detyrë.