Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me deklaratat e bëra në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.
Kurti të hënën në “Interaktiv” tha se Lushtaku me veturë zyrtare ka dashur ta godasë eskortën e tij gjatë fushatës në Skenderaj për zgjedhjet e shkurtit 2025.
“Aty kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja ime e afërt. A mendoni se ka pasur diçka me dikë prej truprojave të mija, vetëm atëherë do të mund të themi se s’e ka pasur me mua. Më pastaj ka proces policor për këtë por nuk është arrestuar për këtë ndonëse ka pasur tentim për të shkaktuar rrezik”, ka thënë Kurti të hënën mbrëma.
Padi është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Lushtaku nëpërmjet avokatit të tij të martën kishte dhënë 24 orë kohë që Kurti t’i tërhiqte deklaratat dhe të kërkonte falje.
“Sot përmes avokatit tim kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj meje. Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta. Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit!” – ka shkruar Lushtaku në Facebook.
-
Raporti policor për incidentin Kurti – Lushtaku në Skenderaj thotë se s’kishte elemente të veprës penale
-
Lushtaku i kërkon Kurtit t’i tërheqë deklaratat, ndryshe paralajmëron padi
-
Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit
-
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time gjatë fushatës vitin e kaluar
-
Lushtaku kërkon nga Kurti ta tërheqë deklaratën brenda 24 orësh