Rruga rajonale në segmentin Prizren – Prevallë do të mbyllet për dy ditë gjatë shtatorit.
Për shkak të asfaltimit, kjo rrugë do të jetë e mbyllur nga 23 deri më 25 shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë se do të mbyllet rruga rajonale R-115 segmenti Prizren-Prevallë, me rastin e asfaltimit të kësaj rruge: Rikonstruimi i rrugës rajonale R-115 Prizren-Prevallë, Loti I. Mbyllja e këtij segmenti përfshinë lokacionin nga dalja e Prizrenit (lagjja Marashi) deri te tuneli i parë i rrugës për Llokovicë”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.
Mbyllja e rrugës për qarkullim gjatë atyre dy ditëve do të bëhet në intervalin kohor nga ora 9:00 deri në 17:00.