Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramaj: Ka neglizhencë në procedurat e prokurimit për barnat në SHSKUK

Saranda Ramaj, hulumtuese e politikave shëndetësore, e vlerëson mungesën e të dhënave për barnat problem tepër të madh të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar dhe spitalet rajonale.

Ajo ka thënë se tenderët hapen pak kohë para se stoku i barnave të mbetet i zbrazët, teksa tepër shqetësues e ka cilësuar faktin se për javë të tëra nuk ka pasur albuminë, që është barnë bazike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi në vitin 2025 dhe SHSKUK-ja nuk e ka një sistem të mirëfilltë të përcjelljes së kontratave.  Problem është që tenderët hapen pak kohë para se stoku të mbetet i zbrazët si pasojë e mungesës së barnave. Këto procese po nisin me vonesë, ka neglizhencë nuk e di me qëllim apo jo, por ka një neglizhencë në hapjen e procedurave të prokurimit”, ka thënë ajo në “60 Minuta” në KTV.

Ramaj është shprehur se Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse edhe për mungesat e barnave në sektorin privat. Sipas saj, nuk ka mekanizëm të ministrisë që e rregullon çështjen e mungesës së barnave bazike.

“Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse edhe për mungesën në sektorin privat. Nëse unë si qytetare pa sigurime shëndetësore duhet t’i blejë me kosto nga xhepi im, MSH e ka për obligim ta sigurojnë një barnë ose ta bëjë maksimumin që ai të gjendet në treg, qoftë edhe me vetëfinancim. Mospërfillja e MSH-së është shqetësuese por mendoj që ka polarizim mes dy anëve dhe nuk është bë një komunikim mes tyre”, ka thënë ajo.

KOHA ka raportuar gjatë korrikut për mungesën e një numri ilaçesh esenciale e bazike. Glukoza, antibiotikët, vitaminat, albuminat e edhe disa barna kundër kancerit kanë munguar në klinikat e QKUK-së. Mungesë të ilaçeve kanë paraqitur edhe spitalet rajonale, si ai i Pejës, Mitrovicës e Gjilanit.

Përveç barnave, në QKUK është raportuar edhe për mungesë të mjeteve elementare, si fasha e flasterë.