Qeveria në detyrë është duke e mbajtur një mbledhje online, ku pritet të shfuqizohet vendimi për ndalimin e hyrje-daljeve edhe për tri komuna të Kosovës.
KOHA merr vesh se bëhet fjalë për daljen nga karantina për Klinën, Vitinë dhe Malishevën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri më tani nga karantina janë dalë Prishtina, Prizreni, Mitrovica e Veriut, Ferizaj, Suhareka e Banja e Malishevës.
Këto masa lehtësuese vijnë pas uljes së numrit të të prekurve me Covid-19, derisa ka rritje të numrit të të shëruarve. Megjithatë, lirimi nga masat e plota do të jetë gradual dhe në disa faza.