Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të enjten në mbrëmje.
Katër vendime janë marrë nga kabineti qeveritar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria ka miratuar kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit; Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026.
Po ashtu, ka miratuar programin e Pronësisë Industriale 2025-2027 dhe Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.
Qeveria ka paralajmëruar se do të mbajë mbledhje edhe të premten në orën 11:00.