Arbëri

Punëkryesi këmbëngul që vërshimi në vendpunishten tek ura mbi Ibër u bë nga dora e njeriut

Jahir Nimani

Punëkryesi i projektit për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër, Jahir Nimani, ka deklaruar se vërshimi në vendpunishte u shkaktua nga ndërhyrja e njeriut dhe jo nga kushte natyrore.

“Ajo është e vërtetë. E kam thënë se ajo është bërë nga dora e njeriut. Është verifikuar nga institucionet kompetente, nga Policia që kanë qenë te Liqeni i Ujmanit dhe kanë konfirmuar se urdhri është dhënë nga Prishtina për ta lëshuar ujin”, ka thënë Nimani para mediave të shtunën pasdite.

Ai ka shtuar se kishte një marrëveshje të qartë që uji të mos lëshohej pa paralajmërim, dhe se nëse lëshohej, duhet të bëhej me masë të vogël për të shmangur dëmet në vendpunishte.

“Dëmi është i madh”, ka theksuar Nimani, duke bërë të qartë se vendpunishtja u përball me pasoja serioze për shkak të nivelit të madh të ujit.

Më herët, kryeshefi ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka, ka thënë se nuk është dorë e njeriut që ka krijuar dëmin, “por dora e njeriut e ka minimalizuar dëmin e mundshëm shumë më të madh”. Edhe Policia ka konfirmuar se nuk ka nisur hetime për shkak se nuk ka elemente të veprës penale.

Lexo përditësimet tjera
ibri

Vërshimi i vendpunishtes së urës mbi Ibër, Policia thotë se s'ka elemente të veprës penale

Policia i ka thënë KOHËS se “nuk ka elemente për vepër penale” sa i përket vërshimit...