Prokurori Joshua Hafetz gjatë parashtrimit të pyetjeve e përmendi numrin e provave audio.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga 348 dosje audio që janë pranuar si provë në këtë çështje gjyqësore që mbulojnë më shumë se 28 orë audioincizime, në raportin tuaj thuhet se keni marrë vetëm tetë dosje me audio që është më pak se tre për qind”, tha Hafetz tek i parashtroi pyetje ekspertes.
Fraser tha se s’e ka llogaritur ndonjëherë.
“S’kam bërë ndonjë llogari, por kështu mund të jetë. Po”, tha Fraser, ekspertiza e së cilës është te materialet me zë që janë vështirë të kuptueshme.
Prokurori sugjeroi që dëshmitarja eksperte e propozuar nga mbrojtja e Thaçit i ka pasur në shqyrtim vetëm 3 për qind të materialeve audio.
“Pra përveç nëse ka edhe dosje të tjera audio që keni marrë dhe i keni dëgjuar dhe s’i keni shënuar në raportin tuaj, atëherë i bie që nuk di asgjë lidhur me 97 përqindëshin e mbetur të dosjeve audio në këtë çështje gjyqësore. A mund ta themi këtë”, pyeti Hafetz. E Frazer u përgjigj me “po”.
Në ditën e dytë të dëshmisë ajo tha se mund të mos i ketë përfshirë të gjitha audiot që i ka dëgjuar për ta bërë raportin. Ekspertja australiane i tha gjykatës se nuk e di se sa versione të aktekspertizës ia ka dërguar mbrojtjes së Thaçit para se të arrinte në raportin përfundimtar.
Në rastin për pengim të drejtësisë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për tentativë të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës.
Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe për mosbindje ndaj gjykatës, e Kuçi ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
ZPS-ja pretendon se Thaçi u ka dhënë udhëzime të akuzuarve të tjerë gjatë vizitave të tyre në qendrën e paraburgimit për t’u çuar fjalë dëshmitarëve se si ata duhet të dëshmojnë për rastin më të madh të Speciales për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ku pos Thaçit të akuzuar janë edhe: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.