130 mijë euro i ka ndarë në fund të vitit të kaluar Komuna e Prishtinës, si ndihmesë për ndërmarrjen “Sport Marketing”.
Vera e nxehtë e me pak shi ka bërë që ndërmarrja të ketë fitim nga pushuesit në pishinë, raporton “038” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, nga shtatori ndërmarrja nuk ka gjeneruar asnjë të hyrë tjetër. Tash e dy vjet ajo është në proces gjyqësor me Komunën e Shtërpcës për pronësinë e “Shtëpisë së Gurit” në Brezovicë, në të cilën dikur ushtronin skijimin nxënësit e Prishtinës.
Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa ndonëse nuk ishte në rend dite, ekzekutivi erdhi me kërkesë për ndarje të 30 mijë eurove për ndërmarrjen.
Kjo u kundërshtua nga opozita.
Këshilltari Komunal nga VV-ja, Eman Rrahmani, madje kërkoi raport dhe më shumë të dhëna për shpenzimet e të gjitha ndërmarrjeve komunale.
Derisa muaj më parë, Komuna e Prishtinës nuk i dha në menaxhim ndërmarrjes mirëmbajtjen e këndeve të lodrave, ka pasur reagim edhe nga kryeshefja e ndërmarrjes, Mirlinda Sopi Krasniqi.
Që aktiviteti i ndërmarrjes të mos mbetet vetëm me pishinë, ishte kërkesë tjetër në KPF.
Por, kërkesën e përkrahën pjesëtarët e pozitës.
Megjithatë, pika u miratua dhe si e tillë do të diskutohet javën që vjen në Kuvendin Komunal.
Ndërkohë, kryeshefja e ndërmarrjes, Mirlinda Sopi Krasniqi, pritet të japë dorëheqje pas 26 nëntorit për shkak të zgjedhjes së saj deputete në Kuvendin e Kosovës.