Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përkujtohen në Deçan dëshmorët e familjeve Muslijaj dhe Beqiraj

Vëllezërit Shemsi, Bajram dhe Azem Muslijaj nga fshati Shaptej i komunës së Deçanit u vranë duke luftuar me forcat serbe në vitin 1999.

Vëllai i tyre Agron Muslijaj, i cili edhe vetë ishte pjesëtar i UÇK-së, kujtoi me shumë mall dhe krenari 3 vëllezërit e tij të ndjerë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se asgjë nuk mjafton për personat që dhanë jetën për liri të Kosovës.

Së bashku me ta u vranë edhe bashkëluftëtar të tjerë, si Rifat Beqiraj nga i njëjti fshat.

Një ditë pas vrasjes së tyre, respektivisht më 10 maj duke luftuar me forcat serbe u vranë edhe profesori Bekë Muslijaj dhe Ukë Beqiraj.

Në nderim të këtyre dëshmorëve për homazhe të pranishëm ishin zyrtarë të Komunës së Deçanit, si dhe deputetët Teuta Haxhiu e Rasim Selmanaj.