Arbëri

Përfshihen nga zjarri pyjet në Gadime të Lipjanit

Një zjarr i përhapur ka përfshirë pyjet në zonën e fshatit Gadime të Komunës së Lipjanit. Besohet se që nga orët e hershme të mëngjesit të së premtes, rreth katër hektarë me pyje janë djegur, ndërkohë zjarri po vazhdonte të përhapej edhe më tej.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit, por me kapacitete minimale. Në një video që ka siguruar KOHA vërehen edhe pjesëtarët e Policisë e Kosovës duke u munduar ta parandalojnë përhapjen e zjarrit.

Burime të KOHËS kanë thënë se zjarri po vazhdon të përhapej me përmasa mjaftë të mëdha.

“Në pyjet e Gadimes zjarri është përhapur në përmasa të mëdha, deri në katër hektarë janë djegur. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes por me kapacitete minimale. Zjarri është ende prezent në ato pyje”, ka thënë ky burim.