Partia Demokratike në Prishtinë në Prishtinë, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka ripërsëritur qëndrimin se nuk do ta votojë planin për lagjen “Kalabria”.
Asamblisti i kësaj partie, Leutrim Retkoceri, ka thënë se me anë të këtij plani rreth 15 hektarë tokë publike po vihen në shërbim të ndërtuesve.
“Ky plan ka për qëllim tjetërsimin e pronës publike me ndërtime të larta. Prapë mbi 15 hektar pronë publike po vihet në shërbim të ndërtuesve. PDK-ja nuk ka votë për kontrabandim të pronës publike në kurriz të banorëve”, është shprehur Retkoceri.
Ai ka thënë se PDK-ja do ta përkrahë një plan për këtë lagje, vetëm atëherë kur do të sillet një plan siç ka theksuar ai, për interesa të qytetarëve dhe jo për interesa të ndërtuesve.
-
LDK: Nuk kemi koalicion me PDK-në në Prishtinë
-
Miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë
-
Banorë të lagjes “Dardania” marrin urdhëresë për lirim pronash afër xhamisë në ndërtim
-
Mes përplasjesh e debatesh të forta votohet dhënia në shfrytëzim e pronave të paluajtshme në Drenas
-
Miratohet buxheti i Prishtinës për vitin 2026