Nis të ashpërsohet gjuha parazgjedhore mes LDK-së dhe LVV-së në garën për Prishtinën.
Ka qenë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje ai i cili e ka thumbuar me një video kundërkandidatin Përparim Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitia me ironi thotë se do ta rrënojë stadiumin “Fadik Vokrri” e Pallatin e Rinisë, derisa përçon mesazhin se ata duhet ruajtur e mbrojtur.
Doktor lazdran e aktor të dobët e ka quajtur Arben Vitinë kandidati për Kuvend Komunal nga LDK-ja, Bardh Krasniqi, duke iu referuar videos së këtij të fundit.
“Një doktor i lazdruar, tash edhe aktor i dobët e përqeshës i projekteve shumë domethënëse për të mirën e qytetit dhe të qytetarëve, të cilat po ashtu i ka vjedhur, na e forcon edhe më shumë bindjen që mindilin do e përdor për t'i fshi lotët dhe qyrrat e tij më 14 Nëntor! Falënderojmë agjensionin e marketingut që na zbavit me futjen e Benit lazdran në rol të Uranit, e këtij të parit përnime nuk p’i rrin”, ka shkruar Krasniqi.