Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav si dhe pranoi Raportin për Kosovën 2025 të Komisionit Evropian.
Gjatë takimit, sipas njoftimit të presidencës thuhet se u diskutua për gjetjet e raportit dhe ato që mbesin si sfidë për t’u adresuar, për të cilat Osmani tha se duhet të trajtohen me prioritet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë takimit u diskutua mbi gjetjet e raportit, i cili vlerëson pozitivisht progresin e Kosovës në disa fusha, por njëkohësisht evidenton edhe sfidat që mbeten për t’u adresuar. Presidentja Osmani theksoi se këto gjetje duhet të trajtohen me prioritet, me qëllim që Kosova të vazhdojë me hapa të vendosur dhe në ballë të reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Tutje thuhet se ajo “theksoi që ky proces kontribuon jo vetëm në prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por edhe në paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon e më gjerë”.