Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili ka qenë i shoqëruar nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe nga sekretarja për barazi gjinore Arta Bilalli-Zendeli.
Osmani ka thënë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, janë faktor thelbësor për stabilitetin dhe integrimin e këtij shteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tha se çdo tendencë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit duhet të kundërshtohet me vendosmëri nga të gjithë shqiptarët në Maqedoni të Veriut, por edhe nga i gjithë faktori shqiptar në rajon.
“Siç ka deklaruar edhe më parë, Presidentja Osmani, ritheksoi se shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut dhe forcë vendimtare që kanë drejtuar vendin drejt integrimit euroatlantik. Prandaj, çdo tendencë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit sa i përket të drejtave tashmë të fituara e të konfirmuara të shqiptarëve në RMV duhet të kundërshtohet me vendosmëri nga të gjithë shqiptarët në RMV, si dhe i gjithë faktori shqiptar në rajon. Në këtë kuadër, ajo rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me të gjitha forcat që punojnë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të të gjithë rajonit”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.