Kryetari i ri i Obiliqit, Halil Thaçi, ka thënë se me përkrahjen e qeverisë në vjeshtë Obiliqi mund të lidhet në ngrohjen me koogjenerim.
Thaçi në një intervistë në emisionin “Tre8tre” në KTV ka përmendur edhe projektin e ngrohjes solare për Prishtinën, panelet për të cilin duhet të vendosen në territorin e Obiliqit.
Sipas Thaçit, Prishtina ka kërkuar që të funksionalizojë këtë projekt duke bërë edhe një kyçje tjetër në avullin e KEK-ut, pa lejen e Obiliqit.
“I takon territorit të Obiliqit dhe nuk mund të bëhet asgjë pa leje nga ne. Nëse do Komuna e Prishtinës të ndërtoj solaret duhet fillimisht t’i përfundojë zotimet që i ka dhënë që në mandatin e kaluar”, ka deklaruar Thaçi.
Ai të martën e javës që vjen pritet ta ndërpres edhe kontratën me kompaninë “Pastrimi” pasi që sipas tij grumbullimi i mbeturinave nuk po bëhet siç duhet.
Edhe
Thaçi i VV-së: Për gypin e njëjtë, Termokosi pagoi 349 € e komuna e Obiliqit 2.899 €
“Qytetari i Obiliqit nuk i ka borxh as kryetarit të Prishtinës, as pastrimit në Prishtinë që të mos mblidhen mbeturinat. Unë do t’i dal zot fjalës time të dhënë. ‘KRM Pastrimi’ nuk kërkon votë, por unë po dhe shërbimin e kërkojnë nga unë. Jam i bindur që me funksionalizimin e ndërmarrjes “NPL Kastrioti” për grumbullim mbeturinash qytetarëve do të ju bëhet një shërbim efikas”, ka deklaruar ai.
Thaçi ka thënë se është e çuditshme se si dy kryetarë nga LDK-ja si ish-kryetari Xhafer Gashi dhe Përparim Rama nuk kanë bërë asgjë për të cilët janë zotuar.
-
“S’je ardh me ja lu avokatin”, përplasje mes kandidatëve për kryetar të Obiliqit
-
Halil Thaçi intervistohet si i dyshuar për shpronësimet në Shipitullë
-
“Saga” Rama-Mihali vazhdon, kryetari i Prishtinës e akuzon për korrupsion e agjendë përçarëse
-
Rama prezanton “tramët dhe autobusët elektrikë”, nuk tregon se kur vijnë