Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se mjekët e Klinikës së Pulmologjisë kanë trajtuar një 30-vjeçare e cila kishte aspiruar një gjilpërë.
“Një 30-vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj (gjilpërë). Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjilpëra pacientes i ishte larguar me anë të aparaturës së bronkoskopisë.
“Me të parë gjendjen e pacientes, ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në njoftim.
Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikojnë shëndetin.