Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nitaj: Dikush po punon që vendi të shkojë prapë në zgjedhje

Muharrem Nitaj

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka deklaruar se ka shenja që Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për krijimin e qeverisë, derisa shtoi se duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë veprim i komplikuar.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe partitë e tjera politike, Nitaj ka thënë se është e mundur që konstituimi i Kuvendit të jetë në dorën e Listës Serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në komunikatën e AAK-së Nitaj ka shtuar se “po duket se dikush po punon që të bëhet llugë e vendi të shkojë prap në zgjedhje”.

“Tejet i komplikuar procesi i krijimit të qeverisë. Deri më tani nuk ka shenja se VV i ka siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë. Gjithçka mbetet e hapur për opozitën, e cila si e bashkuar, e ka shumicën, sado që formulë njëkohësisht e komplikuar edhe kjo. Duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë një veprim, po ashtu i komplikuar. Në mbledhjen e sotme me Kryetarin e Kuvendit, u tha se sipas Rregullores, Kuvendi konsiderohet i konstatuar pasi që të zgjidhen Kryetari dhe pesë nënkryetarët, përfshirë edhe dy nënkryetarët nga radhët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë. Sipas kësaj logjike, është e mundur që konstituimi i Kuvendit të jetë në dorën e Listës Serbe! Krejt po duket se dikush po punon që të bëhet llugë e vendi të shkojë prapë në zgjedhje”, ka thënë Nitaj.