Arbëri

Nga nesër një seri e analizave të Veton Surroit për vendin e Kosovës në lëkundjet e mëdha të rendit ndërkombëtar

Veton Surroi

Kosova përballë lëvizjeve tektonike të rendit botëror.

Një seri analizash të publicistit Veton Surroi, për vendin e Kosovës në hartën e ndryshimeve të mëdha gjeopolitike që po riformësojnë sigurinë, aleancat dhe të ardhmen e Evropës, mund t’i lexoni nga nesër në portalin Koha.net.

Çfarë do të thonë tensionet e reja mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për Kosovën?

Si do të ndikojnë këto zhvillime në sigurinë e vendit?

A po ndryshon rruga e integrimit euro-atlantik?

Dhe mbi të gjitha: Si po riformësohet identiteti evropian i shtetit të Kosovës në një kontinent që po hyn në epokë të re sigurie?

Një lexim i domosdoshëm për të kuptuar jo vetëm ku ndodhet Kosova sot — por në cilin drejtim po shtyhet historia.