Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar vendimin e marrë nga kjo ministri për shkak të motit me temperatura të larta.
Durmishi ka bërë të ditur se është ndaluar qarkullimi i automjeteve me peshë prej mbi 15 tonësh prej të mërkurës nga ora 11:00 deri në 17:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy vendim do të mbetet në fuqi deri më 28 korrik.
“Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë kemi marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale. Ndalesa vlen nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Durmishi.

Postimi i Durmishit:
LEXO EDHE: