Ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i është dhënë lamtumira e fundit.
Daci është varrosur me ceremoni shtetërore në varrezat e lagjes Dragodan në Prishtinë, në praninë e krerëve të shtetit, udhëheqësve institucionalë, akademikëve, familjarëve dhe miqve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë ditës, në nderim të tij janë mbajtur homazhe në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa është organizuar edhe Akademi Përkujtimore.
Në këtë akademi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vlerësuar Nexhat Dacin për rolin e tij kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë në Kosovë.
Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar Dacin si shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe si duhet funksionuar Kuvendi i Kosovës.