Këngëtarja, Ariana Grande, ka kritikuar Shtëpinë e Bardhë për përdorimin e këngës së saj “Bye” në një video në TikTok që tregonte arrestime nga agjencia e imigracionit ICE, ka raportuar BBC.
Në videon, që u publikua më 9 qershor 2026, shihen agjentë të ICE duke arrestuar dhe prangosur persona, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Grandes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përshkrimin e videos shkruhej: “Bye-bye. Presidenti Trump ka sjellë kufirin më të sigurt në histori”.
@whitehouse Bye-bye 👋 President Trump has delivered the most secure border in history
♬ original sound - The White House
Grande ka reaguar ashpër në një koment që më pas u fshi.
“Ju lutem mos e përdorni kurrë muzikën time në lidhje me këtë absurditet barbar, çnjerëzor dhe të neveritshëm. F*** ICE”, ka shkruar ajo.
Ekipi i saj më vonë konfirmoi për Variety se komenti ishte autentik, por nuk është më publik.
Pas reagimit, audioja e videos u çaktivizua nga platforma TikTok, e cila tani shfaq mesazhin: “Ky tingull nuk është i disponueshëm”.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e mbrojti videon, duke deklaruar se “të dhunshëm dhe çnjerëzorë janë kriminelët e paligjshëm që kanë lënduar dhe vrarë qytetarë amerikanë të pafajshëm”.
Grande ka qenë më herët kritike ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe ka shprehur kundërshtime ndaj politikave të tij, sidomos në lidhje me imigracionin dhe të drejtat civile.
Ajo u është bashkuar emrave të njohur të showbizit si Olivia Rodrigo, Sabrina Carpenter dhe Jess Glynne, të cilat kanë kritikuar Trumpin për përdorimin e këngëve të tyre në video propagandistike të ICE.