Ndalimi i vizitave dhe dalja jashtë e personave që jetojnë këtu janë disa prej masave që Qendra për të moshuarit ka ndërmarrë për të parandaluar rrezikun që i kanoset kësaj kategorie nga koronavirusi.
Drejtoresha e kësaj qendre, Razë Aliqkaj, thotë se po punohet vazhdimisht me të moshuarit në masat parandaluese, derisa shëndeti i tyre mbetet prioritet për ta, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, mjekët konfirmojnë se gjendja shëndetësore e të moshuarve këtu është e mirë.
Krenar Reshitaj, mjek i përgjithshëm, thotë se ata kanë kërkuar maska dhe mjete të tjera mbrojtëse rezervë për ditët në vazhdim.
Në Qendrën për të moshuarit dhe pa përkujdesje familjare jetojnë 79 të moshuar, nga mosha 65-vjeçare e tutje.