Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndotje enorme nga Obiliqi, IKSHPK alarmon për rreziqe shëndetësore nëse s’mirren masa urgjente

Termocentrali Kosova A

Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë alarmuar për rreziqe shëndetësore nëse nuk merren masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit që po vjen nga termoelektranat A dhe B në Obiliq. Madje, sipas IKSHPK-së, do të ketë edhe rritje të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore, nëse nuk merren masa. 

IKSHPK ka deklaruar se ditëve të fundit duke përcjellë shkarkimet e ndotësve nga termoelektranat A dhe B, është parë një ndotje enorme nga tymtarët e Obiliqit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Instituti ka shpjeguar se sektori i energjetikës është përgjegjës për 40% të emisioneve ndotëse të ajrit, ku lirimi i tymit dhe pluhurit, rritë përqendrimin e grimcave ajrore fluturuese për një kohë më të gjatë në ambientin rrethues. Sipas këtij instituti, më shumë se 90% e tyre kur absorbohen nga mukoza e sistemit të sipërm respirator, ndikojnë në rritjen e incidencës së infeksioneve respiratore tek fëmijët, të moshuarit, shtatzënat, të sëmurët kronik dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura.

“Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës paralajmërojnë dhe alarmojnë se po qe se nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese”, thuhet në njoftim.

Duke analizuar situatën aktuale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka propozuar këto masa:

A. Masat afatshkurtra (urgjente) për përmirësimin e menjëhershëm të situatës:

1.Monitorimi në kohë reale i ndotjes dhe publikimi transparent i të dhënave për qytetarët nga KEK-u.

2. Monitorimi transparent dhe i vazhdueshëm i filtrave të termocentraleve (kontrolli i rregullt teknik dhe sanksione nese nuk punojnë).

3. Inspektime të shpeshta nga inspektorët e mjedisit dhe gjoba të larta për tejkalim të normave.

4. Instalimi i teknologjive për desulfurizim dhe përdorimi i sistemeve për reduktimin e NOx.

6. Modernizimi i pajisjeve ekzistuese.

B. Masat për mbrojtjen e shëndetit publik:

1. Krijimi i një sistemi të integruar të informatave në situata emergjente.

2. Promovimi i rëndësisë së cilësisë se ajrit si përcaktues i shëndetit dhe mirëqenjes së popullatës.

3. Monitorimi dhe raportimi i rregullt i cilësisë së ajrit.

4. Ngritja e zonave gjelbëruese në mes të zonës industriale dhe asaj të banimit.

5. Vendosja e standardeve për emetimet industrial.

6. Zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e mjedisit