Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

NATO dënon sulmet e paprovokuara ndaj ushtarëve të saj

NATO-ja ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara ndaj ushtarëve të saj në veri të Kosovës të cilat kanë sjellë edhe deri te plagosja e disa prej tyre.

“Sulmet e tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. U bëjmë ftesë të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet të cilat nxisin edhe më shumë tensione dhe të angazhohen në dialog”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të përsëritet se “KFOR-i do të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe stabil, dhe të vazhdojë të jetë i paanshëm në përputhje me mandatin e Këshillit të sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999“ thuhet në këtë komunikatë.