Gjykata Supreme të premten e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit Alternativa, e cila u ankua kundër vendimit të PZAP-së dhe KQZ-së që nuk ishte përfshirë në ndarjen e mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
E kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur indinjatë ndaj vendimit duke thënë se PZAP e Supremja kanë refuzuar të trajtojnë përmbajtjen e vendimit “duke i mohuar subjektit tonë të drejtën për shqyrtim efektiv juridik dhe duke cenuar parimet e barazisë dhe ligjshmërisë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se mospërfshirja e Alternativës në ndarjen e fondeve bie ndesh me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, si dhe se rrezikon funksionimin normal të subjektit. Kusari-Lila shtoi se arsyetimi se Alternativa nuk konsiderohet parti politike pasi deputetja është emëruar më pas ministre në Qeveri, është i kundërligjshëm.
Teksa ka shtuar se një praktikë e tillë nuk është aplikuar më parë nga KQZ-ja dhe “përbën precedent të rrezikshëm, pasi ndarja e fondeve po bëhet jo sipas rezultatit të certifikuar zgjedhor, por në bazë të përfaqësimit pas votimit të Qeverisë”.
“Kujtojmë se Alternativa, si partnere zyrtare në koalicion me subjektet politike Lëvizja VETËVENDOSJE, Lista Guxo dhe PSHDK, në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 ka fituar një ulëse në Kuvendin e Republikës, rezultat i cili është certifikuar nga KQZ. Arsyetimi se deputetja e zgjedhur e Alternativës është emëruar ministre në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye subjekti ynë nuk konsiderohet parti parlamentare është në kundërshtim me ligjin, pasi mandati rrjedh nga rezultati i certifikuar zgjedhor dhe i jep Alternativës statusin e subjektit politik me përfaqësim në Kuvend”, ka shkruar në Facebook.