Profesori Shkumbin Misini e ka akuzuar Autoritetin e Konkurrencës për mospunë, duke thënë se është “inekzistent”.
Të mërkurën në “Konfront” të KTV-së, Misini ka thënë se çmimet për litër të naftës në Gjilan dallojnë dukshëm me ato në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi një Autoritet të Konkurrencës që është inekzistent. Po ta shikojmë çmimin e naftës, në Gjilan lëviz shumë çmimi i naftës në raport me atë në pompat e benzinës në Prishtinë. Unë nuk e di a ekziston ky Autoritet i Konkurrencës. Ai duhet ta shikojë këtë diferencimin e çmimeve. Ferizaj e Gjilani janë me një standard pothuajse të njëjtë, pse duhet pasur ndryshim në çmimin e litrës së naftës”, ka thënë ai.
Ai tutje ka vlerësuar se nuk do të ketë ulje të çmimeve nëse vazhdohet të ndiqen politikat e tanishme nga pushteti.
“A do të ketë ulje të çmimeve, nëse i kemi këto politika që po i ndjek kryeministri aktual pa ndonjë plan afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë, do të kemi përsëri rritje të kostos së jetesës”, ka theksuar ai.