Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, i është përgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq që sërish pretendoi pa bazë se aleanca ushtarake Kroaci-Kosovë-Shqipëri e kërcënon Serbinë.
Vuçiqi e përmendi këtë aleancë në momentin kur paralajmëroi armatosjen e mëtejme të Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnushiq ka njoftuar të mërkurën për takim me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nuka. Ai ka thënë se takimi është konfirmim i miqësisë së fortë dhe aleancës ndërshtetërore.
Ka shtuar se të dyja shtetet kanë qëllim paqen, sigurinë e stabilitetin në Evropën lindore dhe se mbi këto parime është thelluar bashkëpunimi në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.
“Në përgjigje ndaj pyetjeve të përsëritura për reagimin e Serbisë, përgjigja është e njëjtë – ka kaluar koha kur dikush i ka diktuar Kroacisë, sot shtet sovran dhe anëtare e NATO-s dhe BE-së, se çka të bëjë dhe si ta bëjë politikën e saj. Ajo s’do të ndodhë kurrë më”, ka shkruar ai në X.