Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonci: VV-ja i ka numrat për qeverinë e kryeparlamentarin – presidenti të jetë konsensual

Ejup Maqedonci

Foto: Alban Bujari

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili është deputet i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, ka shprehur qëndrimin se Kosovës i duhet president konsensual. 

Në një intervistë për KosovaPress, ai ka theksuar se për kreun e shtetit duhet dakordim nga spektri i gjerë politik, ndërsa ka bërë të ditur se partia që ka fituar zgjedhjet tashmë i ka siguruar numrat edhe për formimin e qeverisë e edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Normalisht që detyrim, obligim kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje është konstituimi i kuvendit dhe votimi, pra funksionalizimi i qeverisë, sepse si parti e parë e ka obligim kushtetues që të drejtojë... Po, numrat për qeverinë normalisht edhe për kryetarin e Kuvendit janë”, ka thënë ai. 

E tek ka folur për profilin e kandidatit për president, Maqedonci ka thënë se duhet të jetë jopartiak. Sipas tij, presidenti që është edhe komandant suprem i Forcës së Sigurisë, mund të jetë edhe me karrierë ushtarake.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që të jetë edhe nga kjo fushë(prapavijë ushtarake). Po unë vlerësoj që është shumë e rëndësishme që të jetë konsensual, që të jetë i pranueshëm pra edhe të mos jetë pjesë e këtyre fërkimeve që i kemi të përditshme politike në mes të liderëve apo mund të themi zyrtarëve të partive politike”, u shpreh ai. 

Në këtë intervistë, ministri në detyrë i Mbrojtjes ka folur edhe për Forcën e Sigurisë dhe pjesëmarrjen e saj në fund të qershorit, në ushtrimin ndërkombëtar të organizuar nga Ushtria e Kroacisë.

Maqedonci ka thënë se aty FSK-ja demonstroi aftësinë edhe në operacione luftarake dhe qitje me municion të vërtetë.

“Jemi ndër ato forca që kanë qenë operacionale në terren, kanë zhvilluar luftime, kanë zhvilluar qitje me armë dhe municione të vërteta. Dhe unë e pata rastin dhe nderin që të jem i ftuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Anushiq, për të marrë pjesë në DV Day, pra Ditën e Vizitorëve të Shquar, ku kemi përcjellë nga afër integrimin e zjarrit”, shtoi ministri në detyrë. 

Krahas me Shqipërinë, Kosova ka marrëveshje në fushën e mbrojtjes edhe me Kroacinë. Aktivitetet ushtarake që zhvillohen në kuadër të saj, kanë nxitur vazhdimisht reagimin e Serbisë, me të cilën të dyja shtetet kanë qenë në luftë gjatë viteve të ’90-a.