Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuza Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën, si të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit në vitin 2016.
Vendimi u mor të martën, derisa kreu i trupit gjykues, Vesel Ismajli, ka thënë se ndaj të pandehurve nuk është vërtetuar akuza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë nëntor të 2017-s, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Krasniqin me 8 vjet burgim, Atdhe Arifin me 6 vjet, Egzon Halitin me 5 vjet e gjysmë dhe Adea Batushën me 2 vjet. Mbi ta rëndonte akuza e kryerjes së sulmit terrorist “me qëllimin e frikësimit të institucioneve e qytetarëve, prej miratimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi”.
Më 2018, Apeli e kishte kthyer në rigjykim këtë rast pasi konstatoi se nuk ka prova për dënimin e tyre.
I akuzuar në këtë rast ishte edhe Astrit Dehari, që vdiq në qendër të paraburgimit në Prizren në nëntor të vitit 2016. Përderisa institucionet kanë thënë se ai u vetëvra, familja e tij kanë akuzuar për vrasje.