Është shtyrë seanca në rastin e 53-milonshit me kërkesë të mbrojtjes së ish-ministrit Pal Lekaj.
Avokati i tij, Musa Damati, e ka kërkuar shtyrjen e seancës shkaku i vizitave jashtë vendit për të cilat ka kërkuar shtyrje të seancës edhe më herët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani, ka thënë se i ka kërkuar prova shtesë mbrojtjes së të akuzuarit për arsyen e vizitës jashtë vendit dhe se ato s'kanë qenë të arsyeshme.
Namani ka thënë se për rastet tjera gjykata do të japë urdhër për sjellje të të akuzuarit në procedurë dhe i ka kërkuar mbrojtësve të akuzuarve që t'i njoftojë të akuzuarit për rëndësinë e prezencës së të akuzuarve në procedurë.
Siç mëson KOHA, arsye e mungesës së Lekajt është angazhimi në degët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në diasporë.