Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se do t’i presë palët në një takim të ardhshëm për çështjen e dinarit, duke njoftuar se në takimin e së enjtes palëve iu dha hapësirë e mjaftueshme.
Sipas Lajçakut, takimi u mbyll me një propozim për kompromis në këtë çështje, si përpjekje për t’i kapërcyer dallimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të presë takimin e radhës pas marrjes së komenteve konstruktive”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar pas takimit në Bruksel me homologun serb, Petar Petkoviq, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” për çështjen e transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë.
Ai ka deklaruar për KTV-në në Bruksel se takimi i sotëm ishte më i konkretizuar, e ndërmjetësuesi evropian, Miroslav Lajçak, dha një propozim të ri.
E, Petkoviq ka thënë se bisedimet e të enjtes ishin të vështira dhe të tensionuara. Ai tha se pati bisedime direkte me palën kosovare.
Në anën tjetër, korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se takimi pati dilema të mëdha e “mund të quhet kthim prapa”.