Arbëri

Kurti: Kosova ka marrëdhënie të fortë me Turqinë

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova synon që të ketë bashkëpunim në ekonomi dhe në siguri me shtetin e Turqisë, teksa i ka ftuar shqiptarët atje që të investojnë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Kurti ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të fortë, historike dhe kulturore me Turqinë, derisa ka potencuar se shqiptarët në Ballkan mund  të krijojnë ura bashkëpunimi.

“Pra, kudo që janë shqiptarët në Ballkan mund të krijojnë ura bashkëpunimi ekonomik, tregtar, kulturor me juve këtu, njësoj qysh i kemi edhe turqit në Kosovë të cilët gjithashtu janë urë e bashkëpunimit të Kosovës me Turqinë”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Para shqiptarëve në Turqi, Kurti u tha se ka shpalosur punën e Qeverisë, derisa ka shtuar se potenciali për bashkëpunim është i madh.

“Potenciali është shumë i madh. Ju jeni urë e shkëlqyeshme për bashkëpunime shumë të mëdha e të reja midis Kosovës edhe Turqisë, por jo vetëm, po edhe të Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës e të Malit të Zi. Pra, kudo që janë shqiptarët në Ballkan mund të krijojnë ura bashkëpunimi ekonomik, tregtar, kulturor me juve këtu, njësoj qysh i kemi edhe turqit në Kosovë të cilët gjithashtu janë urë e bashkëpunimit të Kosovës me Turqinë”, thuhet tutje në komunikatë.